Presidenti i Barcelonës blindon objektivin e Interit, i hap dyert një rikthimi të Guardiolës

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është shprehur se para se të largohet kërkon të bëjë një kontratë të re me Lionel Mesin. Ai shprehet se argjentinasi e ka fituar të drejtën për të marrë një kontratë ku ta ketë të lirë kohën se kur do të ndalojë.

Ndërkohë, Bartomeu thekson se Vidal nuk lëviz në janar duke i mbyllur dyert Interit, ndërsa hap mundësinë e një rikthimi të Pep Guardiolës. “ Para se të përfundoj kontratën time, dëshiroj t’i bëj atij një kontratë për të gjithë jetën. Mendoj se ai e ka fituar të drejtën për të vendosur personalisht se kur do të jetë koha për të thënë stop.

Dyert për një rikthim të Guardiolës janë të hapura, gjithmonë kanë qenë. Ishte ai që vendosi të largohej. Vidal? Nuk parashikoj asnjë lëvizje në janar, nuk mund të lejojmë të humbasim asnjë. /Egi Çabeli-VipSport.al/