sex hikayeleri porno izle kartal escort

Presidenti Duka kritik me trajnerët e moshave, e ardhmja e atyre të U17 dhe U19 vendoset në ditët në vijim

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka zhvilloi në ditën e djeshme një analizë e cila lidhej me rezultatet e ekipeve të moshave. Të pranishëm ishin drejtori teknik Xhemal Mustedanagiç, teknikët e moshave dhe trajnerët e femrave.

Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulku, presidenti Duka ka shprehur pakënaqësinë për rezultatet, teksa në këtë vit zhgënjyen me paraqitjet e tyre në kualifikuese ekipi U17 i teknikut Elvin Beqiri dhe ai U19 i Nevil Dedes.

Për këto dy grupmosha kishte një pritshmëri më të madhe, mirëpo në kompeticionet zyrtare çaluan. Në këtë formë, vendimi nëse Beqiri dhe Dede do të vazhdojnë të jenë në krye të këtyre grupmoshave do të merret në vijim.