Portieri legjendar i Lacios vlerëson Strakoshën: Nëse doni pritje të bukura dhe të vështira, e keni aty

Thomas Strakosha ka arritur të kthehet në futbollistin e vetëm të paprekshëm në skuadrën e Lacios, aty ku në sezonet e fundit po luan në çdo ndeshje dhe vetëm dëmtimi mund ta lërë jashtë. Gardiani shqiptar ka fituar shumë siguri në portë dhe nga java në javë, po tregon vlerat e tij si portier.

Strakosha ka marrë vlerësime nga mediat italiane dhe njëkohësisht nga legjenda të futbollit italian. Ish-portieri i Lacios, Luka Markexhani ka vlerësuar paraqitjet e portierit të Kombëtares. Markexhani që ka mbrojtur portën e Lacios për 10 vite, e ka konsideruar Strakoshën një portier shumë të mirë.

“Strakosha është i ri dhe shumë i mirë. Në momentet më të rëndësishme të ndeshjes, ai është aty dhe nuk e kuptoj pse duhet të ketë dyshime në lidhje me të. Unë nga ai do të kërkoja vetëm pak më shumë prezencë në fushë pas 3 vitesh si titullar. Ndodnjëherë pesha e portierit është e madhe bë lojë. Zof tha pak më parë diçka të qartë se nbse do të ishte portier i Interit, do të vlerësohej njëlloj si Handanoviç. Kur është e rëndësishme të bësh diçka të rëndësishme, një pritje të bukur dhe të vështirë, Strakosha është gjithmonë aty duke e bërë”, u shpreh Markexhani. /Erjon Allaraj-VipSport.al/