“Plisat” japin një tjetër mesazh: “Sa herë kohët na kanë nda, Na bashkuan hallet e mëdha”

Shqipëria dhe veçanërisht zonat më të prekura nga tërmeti, ende nuk i kanë kaluar plotësisht kohërat e vështira. Të gjithë u solidarizuan me vendin tonë pas fatkeqësisë natyrore, ndërsa edhe futbolli luajti një rol të veçantë, teksa stadiumet hapen dyert për të pastrehët dhe tifogrupet nisën punën për të siguruar ndihma.

Një nga tifogrupet që ndihmoi më së shumti ishin “Plisat” e Prishtinës. Prej ditës së parë të fatkeqësisë ata u angazhuan dhe arritën të mblidhnin ndihma ushqimore, veshmbathje e batanije. Në këtë formë vazhduan për disa ditë rresht, duke dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm se dy vendet, Shqipëria dhe Kosova janë një.

Dhe i gjenden sa herë pranë njëra-tjetrës në ditët më të vështira. Në fakt ky është prej kohësh mesazhi i “Plisave”. Ndërkohë, në ndeshjen e djeshme të basketbollit ku luante Prishtina përballë Lipjanit, të pranishëm si zakonisht ishin edhe “Plisat”, duke shpalosur një banderolë me shumë kuptim. “Sa herë kohët na kanë nda, Na bashkuan hallet e mëdha”. /Egi Çabeli-VipSport.al/