Plani i bujshëm i Florentino Perez, do të largojë Realin nga La Liga. UEFA: I çmendur, ide egoiste

Real Madrid është gati të largohet nga La Liga për të luajtur një kampionat me klubet elitare me Florentino Perez që po pret me padurim të fitojë disa miliona më shumë me ndihmën e një fondi sigurimesh dhe presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino. Ky ka qenë lajmi që është përhapur sot nga e njohura “Financial Times”, e cila bëri të ditur se Perez ishte dakord me idenë që sponsorizohej nga fondi CVC, i cili synon të organizojë çdo vit një Botëror të mirëfilltë klubesh.

Sigurisht që për skuadrat do të kishte fitime kolosale, ashtu si për FIFA-n, por do të prishte përfundimisht strukturat e kampionateve. Por Florentino Perez, sipas të njëjtit burim, ka qenë dakord që të linte La Liga me Realin, duke zgjedhur që t’i bashkohet kësaj ideje të re.

Një qëndrim i cili ka tronditur UEFA-n, me presidentin Aleksander Çeferin i cili në media është shfaqur hapur kundër idesë së mbështetur nga drejtuesi i Realit. “Kam lexuar rreth këtij plani të çmendur. Nëse raportet janë të vërteta, vjen nga një president klubi jo pronar dhe një administrator futbolli, do të ishte e vështirë që të mendojë një skemë më egoiste se kjo.

Qartësisht që do të shkatërronte futbollin rreth botës, për lojtarët, për tifozët dhe për të gjithë atë që janë lidhur me këtë lojë, të gjitha për përfitimet e një numri të vogël njerëzisht. Për fat të mirë ka ende shumë logjikë në këtë sport që ky koncept i çmendur të ketë mundësi t’ia dalë. Në fakt, është shumë e ekzagjeruar, nuk më besohet se dikush e ka menduar këtë”, tha Çeferin për planin i cili në teori do të shihte klubet kryesore në Angli, Gjermani, Italai, Spanjë dhe Francë të linin përfundimisht kampionatet përkatëse dhe të luanin vetëm kundër njëri-tjetrit. /vipsport.al/