sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pjeshka i di mirë hallet e Flamurtarit: Lojë në rritje, por ajo që na duhet janë pikët

Situata financiare dhe ajo sportive te Flamurtari nuk është ndër më të mirat dhe klubi vlonjat vazhdon të lëngojë në vendin e fundit të klasifikimit, në pritje të një sinjali si nga klubi sa u përket financave, ashtu edhe nga fusha e lojës ku nuk ka gjetur ende fitoren në kampionat.

Për mbrojtësin Denis Pjeshka, situata ka qenë në përmirësim sa i përket lojës, por askush nuk është i kënaqur pasi ajo nuk është kthyer në pikët që aq shumë i duhen ekipit për të shmangur rënien nga kategoria.

“Siç dihet, kemi shumë pak pikë, nuk kemi marrë pikët që na duhen. Ndoshta edhe loja ka qenë më e mirë e çdo ndeshje kemi filluar të rritemi”, tha ai për RTSH. “Por pikët nuk i kemi marrë e normalisht ajo që na duhet janë pikët. Duhet të bëjmë maksimumin që të paktën që këto 5 ndeshje deri në fund të fazës të marrim sa më shumë”, tha Pjeshka i cili ashtu si të gjithë, pret me shpresë që gjërat të ndryshsojnë në janar. /vipsport.al/