Pioli nuk e ka të gjatë, te Milani tani mendojnë për një ish-juventin për pankinën

Stefano Pioli duket se nuk është zgjidhja afatgjatë që kërkonte Milani. Trajneri i afruar pas largimit të Marko Xhampaolos, nuk ka sjellë kthesën e dëshiruar, pavarësisht fitores së fundit në kampionat, pasi ekipi është ende shumë larg pritshmërisë sa i përket aspektit të lojës.

Kësisoj, në mediat italiane ka filluar që tani kërkimi për teknikun e radhës të kuqezinjve, të cilët duket se do të kalojnë një tjetër sezon mes vuajtjeve e do të mbeten jashtë pjesëmarrjes në Europë në mbyllje të tij. Emri që qarkullon më shumë në ambientet e klubit është ai i Paulo Sousa, një prej atyre që ishin në listë edhe para se të firmosej me Piolin.

Portugezi i cili si futbollist ka qenë pjesë e Juventusit dhe Interit, do të ishte gati të ulej në pankinë, për të shënuar kthimin në Itali ku ka drejtuar më parë skuadrën e Fiorentinës nga viti 2015, në vitin 2017. Ai aktualisht drejton ekipin e Bordo në Francë, por në verë do të ishte gati për të ndërruar përsëri klub. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan