Përfundon pushimi për Strakoshën, rikthehet në fushë për surprizën e Serisë A

Thomas Strakosha ishte lënë jashtë nga trajneri Simone Inzagi për ndeshjen në Ligën e Europës kundër Rene, aty ku skuadra italiane u mund me rezultatin 2-0 duke e mbyllur këtu aventurën europiane. Këtë javë, Lacio ka një ndeshje shumë të vështirë në transfertë në kampionatin italian.

Lacialët do të përballen me Kaljarin që është momentalisht një nga skuadrat më në formë të Serisë A. Kaljari e sheh veten në vendin e katërt në klasifikim dhe shpreson që këtë sezon të arrijë Kupat e Europës duke qenë se po bën paraqitje pozitive dhe po vlerësohet.

Ndërkohë, për këtë ndeshje ka nisur të stërvitet edhe Thomas Strakosha. Skuadra do të zbresë që sot në fushë dhe Strakosha do të rimarrë vendin e titullarit duke qenë se ishte lënë pushim ditën e djeshme nga Inzagi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/