Patushi: Nuk e imagjinoj dot Tiranën kaq të shthurur, ka emra por nuk e meritojnë fanellën

Ka qenë një ndër liderët e Tiranës së madhe të fillimit të viteve 2000 dhe për Saimir Patushin duket e pabesueshme se si një skuadër e tillë ka rënë në nivelet që po tregon aktualisht. Në “Rubrika Sportive” ai analizoi krizën e bardhebluve dhe disfatat e njëpasnjëshme.

“Ky është një mosorganizim i klubit, një harmonizim jo i duhur. Në fillim thonë do dalim kampionë por pas 6 javësh shihet çorganizim. Për një ekip që do të dalë kampion 6 pikët nga kreu nuk janë diferencë e madhe, por Tirana ka shumë probleme.

Nuk e imagjinoj Tiranën kaq të shthurur e të pësojë 3 gola, po t’i kapësh me emra janë 5-6 blerje që kanë dalë kampionë, me eksperiencë. Në 45 minuta 70% e mbajti topin Kukësi.

Shumë lojtarë aty nuk e meritojnë atë fanellë, nuk kanë çfarë t’i japin ekipit edhe pse kanë emër. Që në merkato them se kanë zhgënjyer. Nga java në javë këto emra sfumohen, nuk e kuptoj se ku shkojnë. Ka moskoordinim tifoz-klub-lojtarë, dëgjojmë shposh ‘hiqni fanellat’. Të mbash 45 minuta 70% të topit dhe Tirana të mos reagojë, është vetëvrasje për atë klub” tha Patushi. / vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan