Pas Kedirës, Juventusi humbet një tjetër mesfushor për sfidën me Lacion

Aventura e Aron Ramsej duket sikur ende nuk ka nisur. Kjo për shkak të minutazhit të pakët që mesfushori ka pasur me bardhezinjtë. Dhe kjo jo për shkak të zgjedhjeve të trajnerit Mauricio Sarri, por për shkak të dëmtimeve dhe problemeve fizike nga të cilat uellsiani nuk po ia del të shpëtojë.

Së fundmi, Ramsej ka pësuar një mbingarkesë të muskujve në kofshën e majtë dhe nuk do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat. Gjendja e mesfushorit mbetet për t’u vlerësuar teksa do t’i duhet t’i nënshtrohet analizave më të detajuara për të kuptuar edhe kohën e rikuperimit.

Kështu, pas Kedirës i cili do të mungojë për tre muaj, kampionët e Italisë kanë humbur sërish një element në mesfushë. Megjithatë, trajneri Sarri do të mund të ngushëllohet me rikthimin e Rabio dhe gjendjen e mirë fizike të Emre Xhan.  /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan