Partizani-Tirana paralizon kryeqytetin, derbi historik në stadiumin e ri Kombëtar

Ditën e sotme në orën 19:00 do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Një derbi që gjithnjë merr vëmendjen maksimale, ndërsa këtë herë do të futet në histori edhe për çështjen e stadiumit. Për herë të parë një ndeshje e Kategorisë Superiore do të luhet në impiantin e ri Kombëtar, “ Air Albania Stadium”. Atmosfera pritet të jetë elektrizuese në një stadium që do të jetë i tejmbushur.

Ndërkohë, sa i përket skuadrave të dyja vijnë nga një moment jo shumë pozitiv. Partizani u mposht në ndeshjen e fundit ndaj Bylisit, ndërsa të njëjtin fat pati edhe Tirana, që nuk ia doli përballë Kukësit. Por, situata në kampin bardheblu është edhe më e rënduar teksa trajneri Ahmataj është shkarkuar dhe në drejtimin e përkohshëm e ka marrë tekniku i portierëve, Emanuel Egbo. Sa i përket mungesave, në të dyja kampet ka probleme. Partizani vuan mungesën e dy liderëve në mesfushë si Bruno Telushi dhe Rron Broja. Vlonjati u ndëshkua me të kuq ndaj Bylisit, ndërsa Broja plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.

Ndërkaq, Tirana ka edhe më shumë mungesa. Kale ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa për arsye dëmtimi mungojnë Hasani, Osmani dhe Dunga. Në dyshim është edhe Kobinah, por për ganezin do të pritet deri në momentin e fundit. Megjithatë, pavarësisht mungesave, derbi mbetet ndeshja më e rëndësishme për të dyja ekipet që do të japin gjithçka në fushë për vetë rivalitetin historik, ndërsa pjesë e spektaklit do të jenë padyshim edhe tifozët. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan