Partizani mendon për Bylisin, Mala vazhdon izolimin

Partizani ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, atë me Bylisin, që luhet ditën e shtunë në orën 13:30 në qytetin e Ballshit. Partizani në këtë sfidë shkon më i plotë, ndërkohë që te të kuqtë vazhdon që të jetë i izoluar Esat Mala.

Ky i fundit aktualisht nuk është pjesë e skuadrës së parë pas dënimit të marrë nga klubi dhe me shumë gjasa nuk do të jetë me grupin as në prag dhe gjatë ndeshjes me Bylisin. E megjithatë, alternativat nuk mungojnë.

Në kampin e kuq janë të përqendruar te sfida e radhës me Bylisin, e cila është një parapërgatitje para derbit me Tiranën. Partizani tashmë ka dy ndeshje vendimtare, ndërsa më parë duhet kaluar Bylisi me sukses, e pastaj të mendohet për derbin.

Një rezultat jo i mirë në Ballsh, natyrisht që do të vinte grupin e të kuqve në presion në prag të derbit me bardheblutë, një sfidë ku të kuqtë duan ta fitojnë patjetër…

E.S./Vipsport.al/