Paraqitje pozitive për mbrojtësin e Veronës, Rrahmani pa faj në humbjen ndaj Romës

Edhe pse ishin mbrojtja më e mirë e kampionatit, Verona nuk ia doli në mbrëmjen e djeshme të shmangte humbjen 1-3 ndaj Romës. Për veronezët 90 minmuta në fushë ishte edhe mbrojtësi Amir Rrahmani.

Gjigandi i prapavijës ishte autor i një ndeshje pozitive dhe pa faj në golat e pësuar nga ekipi i tij. Edhe në vlerësimin pas ndeshjes nga Eurosport, ndeshjes së zhvilluar nga Rrahmani i është vendosur nota 6. “ Është i sigurt kur thirret në aksion.

I përgjigjet pozitivisht apelit. Nuk mbështetet shumë te stili, por është më thelbësor”, ishte përshkrimi për sfidën e mbrojtësit të përfaqësueses së Kosovës. Rrahmani është kthyer në një lojtar titullar i padiskutueshëm, teksa u transferua këtë sezon te Verona nga skuadra e Dinamo Zagreb. /Egi Çabeli-VipSport.al/