sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Pa kapitenin e spikatur, Shkëmbi duhet që të mendojë për mesfushën

Teuta do të ketë një mungesë të madhe në sfidën e radhës me Skënderbeun që do të zhvillojë në Durrës këtë fundjavë. Trajneri Blendi Shkëmbi nuk do të ketë për lojë një nga lojtarët më në formë të skuadrës së tij në dy sezonet e fundit.

Mesfushori i avancuar, 21-vjeçari Sherif Kallaku nuk do të jetë i gatshëm, e madje as i grumbulluar për sfidën e radhës me Skënderbeun në “Niko Dovana”.

Lojtari ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë në sfidën që skuadra durrsake luajti në Shkodër javën e 13-të.

Tashmë, Shkëmbit si trajner i duhet që të mendojë për zëvendësuesin e tij, duke ditur vlerat që ka Kallaku, si në mesfushë, ashtu edhe afër sulmit, ndonëse alternativat në radhët e skuadrës durrsake nuk mungojnë këtë sezon, pasi sponsorët kanë qenë mjaft aktivë gjatë merkatos së verës së shkuar…

E.S./Vipsport.al/