“Oreksi vjen duke ngrënë” te Bylisi duan fitoren në transfertë me vendin e fundit

Një nga lojtarët qe spikati në sfidën me skuadrën nga kryeqyteti ishte edhe anësori i djathtë i skuadrës se Bylisit, nigeriani Ntepe Frank. Një lojtar energjik që u dallua për daljet nga e djathta por edhe inkursionet sulmuese duke asistuar edhe në golin e shënuar nga sulmuesi Guindo, me shumë vlera për mallakastriotët që dolën me tri pikët.

Ntepe Frank erdhi si mesfushor me tipare sulmuese, por në Ballsh ka bërë edhe mbrojtësin, ndërsa po dallohet edhe në këto javë në Superiore. Një nga lojtarët qe spikati në sfidën në kryeqytet ishte edhe anësori i djathtë i skuadrës se Bylisit, nigeriani Ntepe Frank. “Sigurisht që jam shumë i lumtur për asistin e golit por më shume për fitoren. Të gjithë në klub e përgatitëm shumë mirë takimin, që nga presidenti me kushtet që na krijoi stafi apo dhe ne lojtarët. Na dhanë një mbështetje të madhe tifozët tanë të cilëve u jemi shumë mirënjohës”.

Goli

“Më kënaqi goli?! Po sigurisht sepse skuadra mori tri pikë. Ashtu si në ndeshjen e parë në Tiranë kur shënova në këtë ndeshje dhashë asistin në një aksion mjaft të mirë të Bylisit. Kush e pa ndeshjen është dakord me mua qe ne meritonim fitoren. Gjithsesi të shohim përpara dhe të vijojmë me ecuri pozitive”, – tha nigeriani Frank lojtari titullar i Bylisit, që luan sezonin e tij të katërt në Ballsh.

Sulmi

“Më pëlqen që të shënoj gola por edhe me Guindon merrem vesh shumë mirë. Saliu është një lojtar shumë i mire dhe shumë profesionist. Ne jemi një grup që stërvitemi shumë në Ballsh, grumbullohemi dhe trajnohemi dhe ajo që ka të bëj shumë është kolektiviteti. Këtë ne e trashëgojmë edhe ne lojë në ndeshjet zyrtare”.

Flamurtari

Frank foli edhe për ndeshjen e radhës në Vlorë. “Duhet të marrim fitore edhe në Vlorë sepse kemi synimet tona. Bylisi është një ekip që ka treguar se mund të fitojë edhe në ndeshjen në transfertë. Të luajmë si me Partizanin edhe në Vlorë. Kemi mungesa, por në futboll janë të pranueshme. Ne qe do të luajmë do te bëjmë më të mirën”, – tha në fund një nga titullarët e Bylisit.

E.S./Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan