Nuk ka qëndruar asnjëherë më shumë se katër vite në krye të një klubi, Guardiola ka një klauzolë sekrete

Pep Guardiola nuk po përjeton periudhën e tij më të lumtur në Mançester. Siti i tij po vuan diktatin e Liverpul në Premier League, ndërsa “qytetarët” e shohin veten 14 pas të kuqve dhe tashmë mbrojtja e titullit kampion duket një mision i pamundur.

Nga Anglia madje duken të bindur se trajneri spanjoll nuk do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në “Etihad Stadium”. Fakt është se 48-vjeçari nuk ka qëndruar më shumë se katër vite në asnjë klub (Barcelona katër vite dhe Bajern tre vite). Dhe ky me Sitin është i katërti.

Pavarësisht, se në verë rinovoi kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2021, mediat angleze theksojnë se spanjolli ka një klauzolë që e liron dhe që mbyll marrëveshjen me mirëkuptim. Në këtë formë, duket se cikli i Guardiolës me Mançester Sitin do të përfundoj ndërsa klubi nuk ka qëndruar pasiv por ka menduar edhe pasuesin e tij. I preferuari është Mauricio Poçetino, i cili ka një lidhje të ngushtë me Premier League pas eksperiencës me Totenham. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan