Njoftimi i çuditshëm i Tiranës, në programin e derbit përfshihet edhe largimi i Ahmataj

Tirana luan këtë javë derbin kundër Partizanit dhe në prag të këtij takimin mjaft të vështirë dhe njëkohësisht të rëndësishëm, nga stoli i bardhbluve u largua trajneri Julian Ahmataj. Klubi i Tiranës ende nuk ka dalë në një komunikatë për shtyp për të njoftuar largimin e tij, por e trajton si një çështje dytësore dhe gjen një mënyrë të çuditshme për të konfirmuar largimin e tij.

Në programin e ndeshjes kundër Partizanit, aty ku Tirana ka publikuar orën dhe ditën ku dhe kur luhet ndeshja, ka gjetur hapësirë për të njoftuar edhe largimin e trajneri si edhe faktin që skuadra do të përgatitet nga Emanuel Egbo që ka marrë rolin e trajnerit të përkohshëm.

“Të premten luhet ndeshja Partizani – Tirana. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Skuadra ka vijuar përgatitjet nën drejtimin e Emanuel Egbos që do jetë provizorisht nën drejtimin e ekipit.

Julian Ahmataj ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin pas humbjes me Kukësin”, shkruhet në njoftimin e Tiranës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/