Njihuni me Betimin, shqiptarin fatsjellës me rekordin e pabesueshëm në Superligën e Zvicrës

Quhet Betim Fazliji, është vetëm 20 vjeç dhe aktualisht po mban një rekord i cili po çudit të gjithë në kampionatin zviceran të futbollit. Lojtari i cili luan si mesfushor me tipare mbrojtëse me fanellën e St. Galen, ka një rekord shumë të veçantë, pasi sa here që ai është në fushë, ekipi i tij vetëm fiton.

Nuk ka rëndësi nëse luan titullar, nëse zëvndësohet, apo nëse aktivizohet nga stoli. Për Faziljin kolona e ndeshjeve në të cilat ka marrë pjesë qoftë edhe vetëm një minutë këtë sezon, shënon vetëm fitore në Superligën zvicerane. Kështu, ai ka luajtur 9 takime të tilla dhe të gjitha janë mbyllur me sukses, plot 27 pikë, ndërsa ekipi ka humbur 5 nga 7  ndeshjet e tjera kur ai ka qenë në stol apo tribunë.

Në fakt, humbja e tij e fundit i përket një ndeshje që ka luajtur me ekipin U21 të kësaj skuadre, në prill 2018. Që atëherë, sa herë ka zbritur në fushë, nuk ka njohur disfatë. Futbollisti i cili aktualisht luan me përfaqësueset e moshave të Zvicrës, tregon edhe “sekretin” e tij për mediat zvicerane.

“Për sa kohë që të kemi këtë ecuri, do t’i ndërroj këpucët vetëm kur të jenë prishur plotësisht. Uroj që të mund të vesh këto këpucë edhe në pjesën e dytë të sezonit”, tha ai duke qeshur. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan