sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Një sfidë e veçantë ndaj Partizanit për titullarët e Bylisit

Bylisi pret këtë fundjavë në Ballsh Partizanin, kampionin në fuqi të Superiores, në sfidën e së shtunës që luhet në orën 13:30. Ballshiotët, pas dy humbjeve radhazi do të kërkojnë që të rikthehen te fitorja, aq më tepër që pritet të jenë më të plotë në organikë, me Bicajn dhe Antonin të gatshëm për teknikun Dovedan.

Por, në Ballsh, për shumë nga lojtarët është një sfidë e veçantë kjo me të kuqtë. Te Bylisi janë disa lojtarë që kane luajtur me të kuqtë duke filluar që nga Ditmar Bicaj apo dhe Ardit Peposhi në mbrojtje. Pa harruar edhe të riun Stivian Janku. Por jo vetëm këta, pasi nga radhët e ballshiotëve janë aktivizuar me të kuqtë edhe Marjo Barjamaj.

Por, askush nga lojtarët e sipërpërmendur nuk ka mundur që të fitojë trofe me të kuqtë, të cilët të shtunën i kanë kundërshtarë, e sigurisht që duan t’i mundin në impiantin e “Adush Muçës”.

E.S./Vipsport.al/