Një ganez sensibilizohet me shqiptarët dhe karikon Skënderbeun: Jemi më të plotë, kërkojmë rezultate

Një nga lojtarët që u bë pjesë e skuadrës së Skënderbeut gjatë verës së shkuar është edhe ganezi Emanuel Kofi Esien. Ky i fundit, në takimet e luajtura në elitë, në javët e fundit ka zënë një vend titullari dhe shihet si një element me perspektivë edhe nga trajneri Ilir Daja i korçarëve.

Esien fillimisht ndalet te situata tragjike që erdhi pas tërmetit të 26 nëntorit: “Më vjen mirë që shoh se në Shqipëri të gjithë njerëzit u bënë  bashkë. Vështirë ta shoh në vendin tim”.

Esien flet edhe për mungesat që ka pasur skuadra, të cilat kanë pasur edhe ndikimin e tyre në mungesën e rezultateve. Sipas tij, tashmë që skuadra do të jetë më e plotë, edhe rezultatet pozitive nuk do të mungojnë.

“Pa Muzakën, Dajën apo Taipin, skuadra ka vuajtur, por tashmë që lojtarët janë të plotë, unë besoj se që në ndeshjen e Durrësit do të bëjmë më të mirën tonë. Kam besim se do të vazhdojmë ecurinw e mirë duke marrë rezultate pozitive”, – tha ganezi Esien një nga pikat e forta të skuadrës korçare, që mund të konsiderohet zbulim këtë sezon, ndonëse në verë edhi pa shumë bujë.

E.Saliu/Vipsport.al/