Nesër zyrtarizimi, trajneri që bëri lëmsh Spanjën firmos për Monakon

Robert Moreno u kthye në vitin 2019 nga nëj i panjohur, në një emër të lakuar shpesh në Spanjë. Ish-ndihmësi i Luis Enrikes në stolin e përfaqësueses iberike, mori drejtimin e saj pasi tekniku vendosi të shkëputej për disa kohë për shkak të situatës së të bijës, e cila u nda nga jeta në mënyrë tragjike pas një sëmundje të rëndë.

Moreno ia doli që të kualifikonte Spanjën në Europian e pritej që ta drejtonte atje, por Luis Enrike vendosi të kthehej e tekniku u shkarkua mes polemikash, me çështjen që ka përfunduar në gjykatë për miliona euro dëmshpërblim e për prishje imazhi në një situatë kaotike që përfshiu këtë përfaqësuese pikërisht në natën e ndeshjes së fundit kualifikuese.

Tanimë trajneri duket se ka gjetur destinacionin e radhës, pasi mediat spanjolle bëjnë të ditur se ai do të firmosë nesër për Monakon, duke u kthyer në teknikun e ri të klubit të principatës, i cili do të shkarkojë Leonardo Zhardim.

Atij i është bërë gati një kontratë deri në vitin 2021, ndërsa do të fillojë punën që të hënën për të përgatitur ndeshjen e 2 janarit në Kupë kundër Reims, si dhe atë të 4 janarit ndaj PSG në kampionat. Skuadra aktualisht është në vendin e 7 në renditjen e kampionatit, por vetëm 3 pikë larg zonës së Kupave të Europës që është objektivi i sezonit. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan