Në Zvicër ankohen: Sadiku na dogji sulmuesin e të ardhmes

Transferimi te Malaga në ditën e fundit të merkatos së verës për Armando Sadikun duket se ka qenë zgjedhja më e duhur. Futbollisti u menduar se bëri një hap mbrapa duke llogaritur se la Levanten dhe La Liga. Por tani ai po luan rregullisht për të gjetur formën e tij më të mirë fizike pas një viti të kaluar mes vuajtjeve si pasojë e një dëmtimi të rëndë.

Sadiku deri tani ka gjetur 3 herë rrugën e rrjetës me klubin e tij dhe është gjithmonë alternativë e parë e sulmit, një situatë që sigurisht u pëlqen mbështetësve të tij, por që nuk entuziazmon edhe aq në Zvicër. Në fakt, media e njohur zvicerane “Blick” ka kujtuar se falë aktivizimit të vazhdueshëm të Sadikut te Malaga, ka përfunduar në stol e shpesh në tribunë ai që cilësohej si e ardhmja e sulmit të Zvicrës.

Lorenzo Gonzalez,mendohej se do të ishte emri i madh i radhës për Zvicrën, pasi kishte shkëlqyer me akademinë e Mançester Sitit duke u stërvitur shpesh nga Pep Guardiola. Në verë ai zgjodhi Malagan dhe mori atje menjëherë numrin 10.

Me sa duket djaloshi 19-vjeçar i kishte bërë llogaritë keq, pasi me mbërritjen e Sadikut, ai ka përfunduar pjesën më të madhe të kohës në stol apo tribunë, duke koleksionuar pak minuta në 5 ndeshje. “Blick” ia vë “fajin” Sadikut për këtë rast dhe sugjeron që për djaloshin do të ishte më mirë që të gjente sa më parë një sistemim tjetër për të luajtur rregullisht pasi dueli me shqiptarin ishte i humbur. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan