

Klubi i Olimpik Marsejës ka vendosur që të bëhet pjesë e aktive e iniciative për të siguruar fonde në mbështetje të personave të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Francezët, të cilët kanë lidhje të ngushta me Shqipërinë që prej kohësh kur Lorik Cana ishte kapiten i kësaj skuadre, kanë bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale dhe faqes së klubit që të gjithë të mblidheshin në ndihmë të populli shqiptar.
“Shqipëria, kombi i ish-kapitenin tonë Lorik Cana është goditur javën e kaluar nga një tërmet i tmerrshëm.
Olimpik Marsejë i jep mbështetjen e vet popullatës shqiptare dhe u bën ngushëllimet familjeve të goditura nga kjo dramë.
Klubi dëshiron të sensibilizojë mbështetësit e tij për këtë ngjarje tragjike dhe ju informojmë se është e mundur që të bëni një donacion në favor të popullatës shqiptare të goditur nga lëkundjet sizmike”, shkruante klubi i cili më pas lidhte faqen e vet me atë të “e-albania” ku tifozët mund të bënin donacionin e tyre. /vipsport.al/

more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme
Faqet e para të “Panorama Sport”.
VIDEO / Surpriza për dy djemtë që i shpëtuan tragjedisë në Thumanë, takojnë Ronaldon e Bufon
Pak momente gëzimi për Aurelin dhe.
“Lutuni për Shqipërinë”, java në kampionatin rumun nis me parullën e solidaritetit
Ndeshjet e javës së 20 në.
Sejdini: Partizani-Kukësi për titull. Bylisi i dha bukuri Superiores, bravo Skënderbeu
Faruk Sejdini, ish-trajner në shumë skuadra.
Leave a Comment