sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Në Laç besojnë te fitorja, Xhixha: Flamurtarin nuk e vlerësojmë nga renditja

Një nga lojtarët puro vendas që po spikat në radhët e skuadrës së Laçit është edhe sulmuesi Redon Xhixha. Mjaft aktiv nga krahët, por edhe në sulm, duke spikatur edhe me gola, Xhixha në dy vitet e fundit është bërë pjesë edhe e Shpresave U-21.

Sulmuesi 21-vjeçar vjet ka realizuar 5 gola, ndërsa këtë sezon ka realizuar 3 deri më tani, ndërsa synimet dhe premisat janë për më shumë…Eksperienca nuk i mungon, pasi luan edicionin e tij të tretë me Laçin në elitë.

Tërmeti

Në një prononcim për “Rtshsport”, Redon Xhixha fillimisht ka folur për tërmetin që preku Laçin. “Ishte një ndjenjë fike sepse ishte ora 4 e mëngjesit. Frika kaloi sepse dolëm jashtë dhe gjendja u qetësua. Por frika më e madhe ishte në mëngjes, sapo kishte zbardhur dita dhe ne hapëm televizorin dhe pamë njerëz të cilët kishin humbur jetën dhe ishin nën rrënoja, e sidomos të shihje pallatet e shembura”, – tha Xhixha fillimisht.

Kampionati

Laçi dhe Xhixha tashmë mendojnë për kampionatin dhe përgatitjet për sfidën e së dielës: “Ne duhet që të japim më të mirën në çdo ndeshje. Duke bërë maksimumin edhe në takimin e  radhës, besoj se do ja dalim. Ndërprerja e garës ishte detyruar, ajo që iku duhet harruar dhe të përgatitemi për ta fituar sfidën”.

Flamurtari

“Nuk ka ekipe të lehta, Flamurtarin ne nuk e shohim nga kriza që po kalon apo renditja. Të je mi sinqertë, nuk ka ekip të lehtë në këtë kampionat. Ndaj edhe ne duhet që të djersijmë shumë në fushën e lojës për të marrë 3 pikët. Ky kampionat nuk ka diferenca ndaj edhe duhet që të bëjmë kujdes dhe të vlerësojmë çdo kundërshtar për të qenë kështu në rrugën e duhur drejt realizimit të synimeve që ne kemi në këtë kampionat”, – tha sulmuesi Redon Xhixha, një nga lojtarët ofensivë me perspektivë në elitën e futbollit shqiptar.

E.S./Vipsport.al/