sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ndryshim i çuditshëm në rregullat e futbollit, mendohet “zëvendësimi i përkohshëm”

Rregulloret e futbollit mund të pësojnë një tjetër ndryshim shumë të rëndësishëm sa u përket zëvendësimeve. Pas atij të katërt të akorduar për minutat shtesë të ndeshjeve në aktivitete të veçanta ndërkombëtare, tani po mendohet që të sigurohet një i përkohshëm gjatë ndeshjeve.

Sipas “IUSPORT”, në fund të muajit shkurt do të mblidhet IFAB, organizata në varësi të FIFA-s e cila diskuton propozimet e ndryshme që bëhen për rregulloret e futbollit. Ajo do të ketë përpara në tavolinë një propozim për zëvendësimin e pjesshëm, i cili do të shërbejë për të ndihmuar lojtarët e dëmtuar dhe stafin mjekësor që merret me ta.

Ka raste kur një lojtar para se të kthehet në fushë, ka nevojë për një trajtim më të gjatë mjekësor, si tronditjet, apo të çarat me hemorragji. Zakonisht ai shoqërohet për disa minuta jashtë fushës ndërsa stafi mjekësor vepron, kurse ekipi i tij mbetet me një futbollist më pak. Propozimi është që në këto minuta të përdoret një lojtar nga stoli derisa të vendoset nëse do të ketë zëvendësim përfundimtar, apo futbollisti i dëmtuar të kthehet përsëri në lojë pas trajtimit mjekësor.

Në këtë mënyrë, as ekipi nuk do të vuante mungesën e futbollistit, e as stafi mjekësor nuk do të ngutej, por do ta trajtonte me kujdesin e duhur, për të vlerësuar nëse ishte apo jo në gjendjen e duhur për të vijuar takimin.

Një tjetër pikë që do të diskutohet është roli i kapitenit, po mendohet që si në shumë sporte të tjera ekiporë, ai të kthehet në personin e vetëm të autorizuar për të folur me gjyqtarët dhe nëse ndonjë lojtar tjetër bën të njëjtën gjë, të ndëshkohet direkt. Kjo bëhet për të evituar skenat e zakonshme ku lojtarët protestojnë në masë ndaj vendimeve të gjyqtarëve apo vijërojtësve. /vipsport.al/