Ndreu: Humbja s’duhet bërë dramë, Kastrioti mbetet më i forti

Pas ndeshjes të humbur në Lezhë, e para për këtë sezon për Kastriotin, trajneri Ramadan Ndreu ka folur për mediat duke theksuar: “Lojtarëve u kam kërkuar që të jenë më të qetë dhe deri në momentin e golit e ishim lojën në kontroll, por bëmë një gabim që na kushtoi. Në të tilla ndeshje duhet që lojtarët të jenë më të qartë dhe të gabojnë sa më pak. Por, ne ua falëm ndeshjen lezhjanëve, bëmë lojë bëmë dhe raste sepse skuadra është e përgatitur fizikisht. Me dhjetë lojtarë ne zhvilluam volum dhe iu afruam portës. Kastrioti nuk varet nga një lojtar, ne luajmë në grup”.

Lidhur me ndeshjet e tjera, Ndreu ka pohuar: “Skuadra e humbi një ndeshje, por tashmë kemi edhe një ndeshje brenda që duhet ta fitojmë dhjetë vijojmë punën. Jemi në rrugë të mbarë, duhet që të ruajmë ritmin, nuk duhet bërë dramë kjo humbje. Tri takime jashtë, kemi bërë dy fitore me Egnatian dhe Korabin, por edhe sot luajtëm një ndeshje shumë të vështirë”.

“Nuk besoj të ketë ndryshime taktike dhe vendosje, ndoshta ndonjë lëvizej për shkak kartonësh. Kemi treguar se jemi skuadra më e mirë dhe skuadra më e mundur. Për fazën e dytë ka kohë”, – tha Ndreu pas humbjes në Lezhë.

E.S./Vipsport.al/