Ndreu: Humbja në Lezhë si mësim, kemi mungesa por e mbyllim me fitore

Humbja në Lezhë duket se ka bërë që trajneri Ramazan Ndreu i skuadrës krutane të kërkojë edhe më shumë nga të tijtë, sidomos në prag të ndeshjes së javës së fundit me Veleçikun.

Në prononcimin që ka dhënë për “Rtshsport”, trajneri i skuadrës krutane që këtë sezon është edhe një nga pretendentët kryesore për t’u rikthyer në elitë ka pohuar: “Lojtarët mund të jenë shumë të ngarkuar dhe në këtë periudhë edhe ndodh që nuk janë në formën e tyre më të mirë. Duam 3 pikët ndaj Veleçikut, – tha fillimisht trajneri Ndreu.

Veleçiku

“Ndaj Veleçikut shpresoj që të japim më të mirën, pasi duhen respektuar edhe kundërshtarët e radhës që sipas meje dinë të luajnë futboll dhe kanë kualitete në organikën e tyre. Shpresojmë që ta fitojmë dhe ta mbyllim denjësisht”.

Mungesat

“Kemi mungesa, si: portieri Selaci, Sefgjinaj dhe Karakaçi. Dua nga lojtarët që do t’i zëvendësojnë të bëjnë më të mirën. Për ta do të jetë një shans i mirë që të tregojnë vlerat e tyre më të mira”.

 Merkato

Në fund, Ndreu flet edhe për merkaton, që sipas tij: “Të jem i sinqertë nuk është se kemi pasur një skuadër të kompletuar, që do të thotë se na ka munguar edhe një stol shumë i mirë.”

E.S./Vipsport.al/