Napoli prezanton Gatuzon: Ançeloti si baba, e tregoi sot përsëri çfarë njeriu i madh është

Xhenaro Gatuzo është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit. Ish-mesfushori italian është prezantuar sot pasdite nga presidenti De Laurentis para mediave, pasi ka nënshkruan një kontratë 6 mujore me opsion për një tjetër vit nëse arrihet Liga e Kampioneve, objektiv kryesor për Napolin që është shumë i shkëputur në renditje nga zona që të siguron këtë aktivitet.

Në fjalët e tij të para si trajner i napolitanëve, Gatzuo ka deklaruar se fillimisht i ishte mirënjohës Ançelotit për atë që kishte bërë për të, jo vetëm në të kaluarën, pro edhe sot, kur kishte diskutuar me të rreth problemeve të skuadrës.

“I thashë po Napolit se është protagonist në Itali dhe Europë. Praktikisht 99% e lojtarëve të këtij klubi janë funksional për futbollin që bëj unë. Të dielën ka qenë hera e parë kur kam folur me Napolin, kam bërë 6 orë rrugë për të ardhur këtu e 6 për t’u larguar, kam bërë 12 orë në makinë dhe ishte hera e parë.

Nuk ishin ditë të lehta, e dija që duhej të përballesha me një diskutim e të sqarohesha me Karlo Ançelotin, t’i thosha se pse kisha bërë këtë zgjedhje. Karlo ka qenë një baba për mua, kam bërë qindra ndeshje duke fituar me të. Folëm sot, kam filluar këtë profesion 6 vite më parë e në momentet më të veshtira kam folur gjithmonë me të. Sot, për të disatën herë, ma ka konfirmuar edhe pse nuk ishte nevoja. Më ka konfirmuar se çfarë njeriu është Ançeloti, u zhvesh plotësisht, më tregoi pro dhe kundra të kësaj skuadre, tregoi edhe një herë sa i madh është”, tha Gatuzo për bisedën me Ançelotin.

“Momenti në kampionat nuk është pozitiv, por duhet të bëjmë pikë për të arritur Ligën e Kampioneve. Ibrahimoviç? Dua të flas për ata që kam, e lehtë të flasësh tani për Ibrahimoviç, Ronaldo, Ronaldinjo. Janë lojtarë të jashtëzakonshëm por flas për ata që kam. Kjo skuadër, e parë në vendin e shtatë të krijon turp. Champions është objektivi im, e humba për një pikë në sezonin e kaluar, kemi gjithçka na duhet për ta arritur këtë vit”, tha Gatuzo. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan