Napoli i ndarë në katër grupe, Hysajn e fusin mes “disidentëve” që nuk flasin

Mediat italiane vazhdojnë t’i japin shumë vëmendje situatës së krijuar te Napoli ku mungojnë rezultatet dhe ku ka pasur probleme të vazhdueshme në grupin e lojtarëve sa u përket përplasjeve që ata kanë me drejtuesit apo brenda tyre. Tashmë është bërë e qartë se shumë lojtarë nuk durojnë më drejtimin e presidentit De Laurentis, e kjo ka sjellë një ndarje në grupime që rrinë bashkë në varësi të qëndrimit që kanë ndaj drejtuesve.

“ll Corriere Del Mezzogiorno” ka bërë të ditur se tani skuadra është e ndarë në 4 grupe lojtarësh më qëndrime plotësisht të ndryshme. Grupi i parë i përket “rebelëve”, më saktësisht senatorëve që organizuan revoltën: Insinje, Allan, Mertens, Kajehon dhe Kulibali. Pastaj është grupi i dytë, ku bën pjesë edhe Hysaj. Ata etiketohen si “disidentët” dhe në të përveç mbrojtësit shqiptar janë edhe Ghulam, Milik e Mario Rui. “Ata rrijë duke vëzhguar por nuk shprehen shumë”, sqaron gazeta italiane.

Pastaj është grupi i “ndërmjetësve” që përbëhet nga Jorente, Karnezis, Manolas, Maksimoviç, Fabian dhe Zielisnki. Ndërsa në fund janë “pacifistët” të cilët kishin qenë dakord që në fillim që të shkonin në grumbullimin i cili krijoi kaq shumë telashe: Meret, Di Lorenzo, Lozano, Luperto, Gaetano dhe Ospina, të gjithë lojtarë të afruar së fundmi në klub e sigurisht që dëshirojnë të rrinë sa më gjatë aty. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan