Musta: Fitorja me Teutën na afron me kreun, Kukësi nuk gabon më

Emiljano Musta është një nga pikat e forta të skuadrës së Kukësit, që në të shkuarën është aktivizuar edhe me Teutën e Durrësit. Elbasanasi analizon ecurinë e deritanishme të skuadrës së tij, por edhe vazhdimësinë e garës.

Përpara duelit me ish-skuadrën, Musta ka besim se Kukësi i ka të gjitha mundësitë që edhe në këtë ndeshje të marrë 3 pikët. “Dihet që nga java në javë kampionati vështirësohet dhe me Teutën e kemi një ndeshje delikate për vetë synimet që kemi si skuadra. Kemi shfaqur oscilacione, janë bërë disa hapa të gabuara nga njëra ndeshje në tjetrën, por edhe nuk kemi qenë të plotë”.

“Besoj se në ndeshjen me Teutën, ne do të dimë që të marrim fitoren e radhës për të treguar stabilitet pas asaj sfide të fituar ndaj Tiranës. Kukësi i ka të gjitha mundësitë që ta mundë Teutën dhe të kërkojmë të marrim kreun e renditjes që është edhe synimi ynë kryesor në këtë sezon”, -tha Emiljano Musta, një nga pikat e forta të kuksianëve.

E.S./Vipsport.al/