Mundësi e artë për big-ët e Europës, ja klauzola e Haland që vlen vetëm në dimër

Erling Haland është një nga talentet më premtues së të ardhmes. Sulmuesi norvegjez falë golave të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve me skuadrën e Salzburg, ka zgjuar interesimin e klubeve më të mëdha në Europë. Real Madrid, Juventus, Mançester Siti, Junajtid, Çelsi dhe Borusia Dortmund kanë nisur një garë të ashpër për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit.

Në këtë formë, vlera e tij ka pësuar një rritje të konsiderueshme teksa klubi austriak që posedon kartonin e Haland nuk merr në konsideratë as një ofertë nën 50 milionë euro. Mirëpo, një lajm i bujshëm është zbuluar në ditën e sotme nga gazeta gjermane “Bild”. Sipas “Bild”, Haland ka një klauzolë të veçantë vetëm për muajin janar e cila i mundëson të largohet për vetëm 20 milionë euro.  

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse klubet europiane do t’ia dalin ta shfrytëzojnë këtë klauzolë në janar, edhe pse vështirë se Salzuburg do të humbasë një talent si Haland.