Muça i hap derën Dajës: Egbo nuk do vetë të jetë trajner, duhet një që ka qenë më parë këtu

Gentian Muça i hap dyert kthimit të Ilir Dajës te Tirana. Kapiteni i bardhebluve, pas derbit thuajse ka shprehur hapur dëshirën e ish-teknikut i cili aktualisht po drejton Skënderbeun. Në fjalët e tij për “SuperSport”, ndonëse nuk përmendi specifikisht emrin e Dajës, la të kuptohej qartësisht se bëhej fjalë për të.

“Qëndrojmë te fitorja se është më e bukur se të gjitha, nuk ka rëndësi shirit. Pas 5 vitesh, ato fitore që na kanë munduar në minuat të fundit, ia kthyem sot reston.

Sot përdorëm taktikë të ndryshme nga herët e tjera, vumë taktikën e zemrës. Gjithçka në fushë, kemi pësuar gola për fajin tonë, për meritë të kundërshtarëve por edhe për gabimet tona. Sot bëmë gjithçka ndryshe.

Para disa vitesh kemi bërë muhabete me Bathën, pavarësisht se humbi të parën, u mësua me fitoren te ne dhe shpresoj të jetë e para e nëj serie të gjatë.

Respektoj zgjedhjen e klubit për të mos bërë zgjedhje të nxituara. Egbo thotë vetë që nuk do të jetë trajner i parë. Besoj se në janar është koha e duhur për trajner i ri, duke qenë se koha na premton, nuk ka nevojë për shumë ndryshime në këtë periudhë deri atëherë.

Nuk e di se për kë flitet, por duhet të jetë një emër që e njeh mirë Tiranën. Kush është me emër e mbiemër? Një që ka qenë më përpara këtu”, tha Muça. /vipsport.al/