Moviola e Jeminit: Gjyqtari ishte i saktë te Bylis-Partizani, Kukësit iu mohua një penallti

Pas tërmetit që goditi Shqipërinë, futbolli në vend u rikthye këtë fundjavë me rezultate surprizë dhe gola të shumtë. Natyrisht nuk kanë munguar as polemikat për gjykimin, teksa Lorenc Jemini ka bërë edhe moviolën për ndeshjet e Bylisit ndaj Partizanit dhe atë të Tiranës ndaj Kukësit.

Bylis-Partizani?
Ka disa raste dhe kartoni i kuq i Telushit është shumë i rregullt. Duhej i kuqi për të dhe nuk e kuptoj se çfarë ka dashur të bëjë duke humbur edhe derbin. E kishte një të verdhë por ajo sjellje duhej të merrte direkt të kuq. Veprim i drejtë.

Goli i Guindos? Partizani pretendon për pozicion jashtë loje por e mban Trashi në lojë. Nuk e thua dot me siguri sepse duhen pamje nga asistenti i parë. Nuk ka pamje të qartë por them se nuk ishte pozicion.

Tirana-Kukësi?
Rasti i Gavazaj nuk ishte penallti dhe kartoni i verdhë jepet me të drejtë. E kërkoi kontaktin Gavazaj dhe nuk ka pse jepet penallti.

Te rasti i Maliqit, Halili e shkel futbollistin. Ai duhet të jetë më i kujdesshëm sepse topi po del nga zona dhe nuk ka lidhje nëse e ke shkelur me apo pa dashje. Për mendimin tim ishte penallti”, tha Jemini. /VipSport.al/