Momenti i së vërtetës, sot Van Dajk sfidon Mesin dhe Ronaldon për “Topin e Artë”

Mbrëmjen e sotme në Paris do të përfundojnë edhe dilemat se kush do të pasojë Luka Modriç si fituesin e ”Topit të Artë”. Organizimi do të nisë në orën 20:30, teksa më të mirët e sezonit të kaluar do të sfidohen me njëri-tjetrin.

Kështu, Van Dajk i cili në sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpulit që u shpall kampion në Ligën e Kampionëve. Nga ana tjetër, janë Mesi dhe Ronaldo që dominojnë botën e futbollit. Të dy janë pesë herë fitues të “Topit të Artë”, dhe secili prej tyre kërkon të marrë kryesimin.

Mesi në sezonin e kaluar ka fituar kampionatin dhe “ Këpucën e Artë”, ndërsa nga ana tjetër, Ronaldo ia doli të triumfonte në Itali me Juventusin duke fituar kampionatin dhe Superkupën. Ndërkohë, CR7 ka edhe një sukses si ai i Ligës së Kombeve me Portugalinë. Tashmë, pritet vetëm mbrëmja e Parisit për të njohur fituesin e çmimit prestigjioz. /Egi Çabeli-VipSport.al/