Miqësore luksi për Italinë, trajneri Mançini teston forcën e skuadrës para Euro 2020

Kombëtaret më të mëdha europiane kanë prerë tashmë biletën për në Europianin e 2020, teksa janë njohur edhe me kundërshtarët në grupet përkatëse. Tashmë, këto muaj do të shërbejnë si përgatitore para kompeticionit të rëndësishëm.

Sakaq, Italia e cila shihet si një nga ekipet favorite, kjo edhe për shkak të eliminatoreve perfekte ku i fitoi të gjitha ndeshjet e grupit, ka vendosur të zhvillojë dy miqësore luksi në muajin mars.

Axurrët do të luajnë në Wembley më datë 27 mars përballë Anglisë. Dhe katër ditë më vonë në Nurenberg, ndaj Gjermanisë. Dy ndeshje të cilat mund të tregojnë shumë për pretendimet e të besuarve të Mançinit, që mesa duket do të vërë lojtarët e tij në një test të vërtetë.