Mesi i kthehet renditjes së Topit të Artë: Një turp që Mane doli në vend të katërt

Lionel Mesi fitoi të hënën trofeun e gjashtë të “Topit të Artë”. Argjentinasi në këtë formë la pas Kristiano Ronaldon dhe ngjitet i vetëm në fron. Ndërkohë, sulmuesi i Barcelonës është rikthyer të flasë për renditjen përfundimtare teksa ka theksuar se ishte një turp që lojtari i Liverpul, Sadio Mane përfundoi në vendin e katërt.

Mesi është shprehur edhe më parë se Mane ka bërë një sezon të madh dhe se e kishte votuar si të parin në çmimin “The Best”. “ Është një turp që Mane përfundoi në vendin e katërt. Por, mendoj se ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj në këtë sezon.

Ja pse ishte e vështirë të zgjidhje një futbollist të veçantë. Për Çmimet The Best zgjodha Manen sepse ai është një lojtar që më pëlqen. Mane kishte një vit të jashtëzakonshëm, i cili ashtu rezultoi edhe për Liverpulin. E përsëris, kishte shumë futbollistë të mirë në këtë sezon, prandaj zgjedhja ishte e vështirë”, tha Mesi.

 /Egi Çabeli-VipSport.al/