Mesfushori nga Kuçova nga më të spikaturit në elitën futbollit rumun

Enriko Papa, mesfushori me tipare sulmuese nga Kuçova duket e në një sondazh që është bërë me lojtarët e elitës së kampionatit rumun, është zgjedhur si një nga mesfushorët më të mirë.

Papa luan sezonin e tij të dytë në Rumani dhe është një nga futbollistët me më shumë minuta në radhët e skuadrës së Botoshanit, madje ka shënuar edhe dy gola, ndaj Hermanshtadit si dhe Voluntarit këtë sezon.

Papa këtë sezon ka shënuar edhe dy gola, ndërkohë që gjatë janarit dhe verës së shkuar ka pasur mjaft oferta, por ai ka rinovuar, pasi klubi i tij synon që këtë sezon të marrë pjesë në Kupat e Europës…

E.Saliu/Vipsport.al/