

Zlatan Ibrahimoviç ka vendosur të rikthehet në Suedi, aty ku do të ketë një rol drejtues në klubin e Hamarbit, duke qenë tashmë investitor në klub dhe bashkëpronar. Ky vendim i sulmuesit, ka lënë shumë të pakënaqur në klubin rival të Hamarbit, te Malmo, skuadër nga e cila Ibrahimoviç u bë i famshëm.
Sikur të mos mjaftonte fakti që po investon në një klub rival, sulmuesi suedez provokoi jo pak duke thënë se tifozët e Malmos do të ishin të lumtur për të. Drejtuesi i tifozëve të Malmos, ka reaguar ashpër duke thënë: “Ai ka humbur logjikën, nuk di se çfarë thotë. Statuja e tij nuk ka më asnjë vlerë. Si të jemi të lumtur, kur kërkon të bëjë një klub më të mirë se Malmo”.
Sakaq, në shtëpinë e tij në Stokholm i kanë bërë edhe piktura në portën kryesore duke shkruar emrin e Judas, personazh ky në librat fetarë. “Juda… Prehu në Paqe”, ishin shkrimet e dedikuara sulmuesit suedez, teksa një pankartë përmbante edhe logon e klubit të Malmos. /Erjon Allaraj-VipSport.al/


more recommended stories
VIDEO / Pak dritë në fund të tunelit për Milani, tani është mes 10 ekipeve të para
Milani ka siguruar sot fitoren e.
As Milan dhe as Bolonja, Ibrahimoviç mund të përfundojë te Napoli
Zlatan Ibrahimoviç mund të kthehet në.
VIDEO / Skuadra e Gjasulës merr një tjetër fitore, mund dhe kërcënon me rënie Rashicën
Paderborni ka arritur të marrë një.
Gatuzo i thotë “po” Napolit, por nuk pranon t’i zërë vendin Ançelotit vetëm për 6 muaj
Xhenaro Gatuzo në vend të Karlo.
Leave a Comment