sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Mërgjyshi vlerëson derbin: Apolonia ka mungesa, shkojmë për 3 pikët

Apolonia në pesë javët e fundit ka një ecuri mjaft të mirë. Fierakët e Artan Mërgjyshit duken në rrugë të mbarë drejt realizimit të objektivit që është rikthimi mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Fierakët synojnë që nesër të marrin një tjetër fitore, ndonëse është një ndeshje me specifikë të veçantë, derbi.

Trajneri Artan Mërgjyshi nuk do të ketë lojtarë të rëndësishëm titullarë, mes tyre Smaçi e Branica që kanë qenë edhe dy nga afrimet kryesore të merkatos ë verës në skuadrën fierake. Në një prononcim që ka dhënë për “Rtshsport”, trajneri Mërgjyshi ka pohuar: “Është një ndeshje specifike këtë javë, jo se bën përjashtim nga takimet e tjera, por 3 pikët do të kërkojmë edhe në Lushnjë. P:ër vetë historinë që ka derbi i Myzeqesë është një ndeshje e rëndësisë së veçantë, si për ne ashtu edhe për kundërshtarin besoj’,-tha trajneri fierak fillimisht.

Lushnja

“Po e përgatisim këtë ndeshje në të gjitha aspektet, sigurisht ë duke vlerësuar kundërshtarin që është rival i denjë historikisht dhe që ka synimet e veta, por edhe lojtarë me eksperiencë dhe kualitete për kategorinë ku ne luajmë dhe jo vetëm. Gjithsesi, ne jemi në një moment të mirë kemi pasur lojëra të mira dhe rezultate pozitive dhe shkojmë për një rezultat pozitiv edhe në Lushnjë. Suksesi në këtë ndeshje na çon drejt rrugës dhe synimit ë kemi këtë sezon. Shpresojmë që të dalim me sukses në këtë ndeshje”.

Merkato

Apolonia do të ketë tre mungesa të rëndësishme si: Nako, Smaçi dhe Branica, por sipas trajnerit do të ketë afrime: Të kalojmë këto ndeshje dhe pastaj do të mendojmë për merkaton, ku sigurisht 2-3 afrime janë në planet e klubit, por detajet do të jenë pas analizës së pjesës së parë të këtij sezoni”, – tha trajneri Artan Mërgjyshi në fund të prononcimit të tij.

E.Saliu/Vipsoport.al/