Menaxheri i Kumbullës i shkel syrin Napolit: Skuadër fantastike e qytet i mrekullueshëm

Marash Kumbulla është kthyer në një nga emrat më të lakuar në merkaton e futbollistëve në Itali dhe nuk është rastësi që shumë prej klubeve më të mëdha po e monitorojnë me kujdes situatën e tij. Futbollisti  i Veronës fillimisht tërhoqi vëmendjen e Juventusit e tashmë edhe të Napolit, me menaxherin e tij, Xhani Vitale, i cili ka pranuar se njeh nga afër drejtorin sportiv në klubin në fjalë.

“Interesimi i Napolit? Po, kam lexuar për këto zëra të merkatos, djaloshi i pëlqen shumë klubeve pasi është shumë i ri. Napoli është një skuadër fantastike, një qytet i mrekullueshëm. Interesimi i një klubi të tillë të lumturon. Por ndalemi këtu, pasi është vetëm një pëlqim. Futbollisti duhet të vazhdojë në këtë rrugë.

Guintoli? Kristianon e njoh prej vitesh, është një drejtor sportiv i madh. E di që e pëlqen shumë Kumbullën, por nuk ka pasur asnjë telefonatë mes nesh”, theksoi ai në një intervistë për një radio italiane. /vipsport.al/