Memushaj flet pa dorashka për mbylljen e karrierës dhe Botërorin: Kam edhe dy objektiva të fundit

Ledian Memushaj vazhdon të jetë një nga më të rëndësishmit te Peskara, duke qenë në Serinë B një nga asistuesit më të mirë. Mesfushori vlonjat që është ende pjesë e ekipit Kombëtar, ka zbuluar edhe të ardhmen e tij dhe tërheqjen nga futbolli.

Në një intervistë për “Il Centro”, mesfushori ka bërë të qartë se nuk ka më në plan të bëjë asnjë lëvizje dhe se ky, nuk është sezoni i fundit. Ai shton se karrierën do ta mbyllë në vitin 2022, por deri atëherë ka edhe dy objektiva të fundit për të realizuar.

“Në vitin 2022 do të mbyll karrierën time por fillimisht duhet të realizoj dy objektiva. Dua që të rikthehem edhe një herë në Serinë A dhe të luaj në Botërorin e Katarit me ekipin kombëtar të Shqipërisë. Niveli në është rritur dhe besoj se mund të jemi në krye. Duhet të jemi si Interi i Kontes, të mos ngopemi kurrë dhe të jemi gjithmonë në fushë”, u shpreh Memushaj. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan