Mehmeti: Demi bën diferencën për menaxhimin e Partizanit, derbin e shoh barazim

Dritan Mehmeti, si sportist ka luajtur në elitë, me Dinamon, besën apo dhe Erzenin e Shijakut, ndërsa si trajner e ka nisur me moshat e Dinamos, duke drejtuar skuadrën e parë. Mehmeti kaloi më pas te Partizani, aty ku si ndihmës i Skënder Gegës punoi në ekipin e parë dhe vjet fitoi titull kampion.

Pak kohë më parë, për shkak të incidenteve me trajnerin Lerda, Mehmeti pranoi që të merrte përsipër drejtimin e Partizanit B, një skuadër që këtë sezon synon të ngjitet në Kategorinë e Parë, por më shumë ka si qëllim hapësira për talentet që vijnë nga Akademia e Partizanit.

Çelësi i suksesit

Si një njohës i mirë i ndeshjeve derbi, Mehmeti flet në “Rtsh” në prag të derbit që luhet nesër, Partizani-Tirana duke pohuar: “E njoh mirë klubin e Partizanit dhe diferencën mes ekipit të Partizanit dhe Tiranës e bën Gaz Demi. Jo se është presidenti, por është një nga presidentët që di të vërë pikat mbi “i” sa i përket organikës së skuadrës, dhe pavarësisht se unë kam dy vjet që punoj mund ta kem takuar 2-3 herë, sepse nuk futet fare në anën teknike.”

Parashikimi

I pyetur edhe për një parashikim të kësaj ndeshje, Mehmeti nuk ka pranuar që të jap rezultate në “kokë”…“Unë jam profesionist dhe nuk jap rezultate, ma kërkojnë edhe në ambientet e jashtme por di të them që në këtë ndeshje derbi, mendoj se skuadra që do të administrojë më mirë presionin psikologjik do të fitojë edhe takimin. Shoh që është një ndeshje që duket më shumë drejt barazimit”, – tha trajneri i Partizanit B, Dritan Mehmeti që vjet ishte asistent i Gegës në fitimin e titullit kampion, por edhe me Lerdën punoi deri në javët e para të këtij sezoni.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan