Mbledhje te Besa, ka një kusht për skuadrën deri në fund të vitit

Besa e Kavajas këtë sezon hyri në garë me pretendime madhore për të synuar rikthimin në elitë. Nisur edhe nga paraqitja e skuadrës kavajase në sezonin e shkuar, apo me mbajtjen e Gugash Maganit në stol  u duk se kavajasit do ta kishin më të lehtë rikthimin në elitë…

Por, duket se kavajasit i kanë bërë një nisje si mos më keq, e madje edhe duke u mundur në shtëpi nga skuadra modeste si Shënkolli, pa thënë se jashtë fushës ka lënë mjaft pikë. Por në Kavajë nuk dorëzohen, ndonëse aktualisht ndodhen në zonën e poshtme të tabelë së renditjes.

Presidenti Nexhat Bizhdili dhe stafi verdhezi kanë bërë mbledhje dhe pas fitores me Devollin, nga skuadra është kërkuar që të vijojë të bëjë paraqitje pozitive, duke marrë edhe pikët e plota në çdo ndeshje deri në fund të këtij viti.

Madje, Bizhdili ka premtuar se do të ketë edhe afrime, vetëm që skuadra të jetë në nivele të larta dhe të luftojë deri në fund të garës për të synuar rikthimin në elitë.

E.S./Vipsport.al/