Marantas ironizon me Duron e Dalipin: E lanë skuadrën mes katër rrugëve, nuk largohem

Luftëtari e sheh veten të rrezikuar seriozisht për të rënë nga kategoria sepse renditet në vendin e nëntë dhe e shkëputur goxha nga skuadrat e tjera. Megjithatë, trajneri grek Jorgos Marantas nuk e ka ndër mend të largohet nga drejtimi i skuadrës bluzi. Diçka të tillë e ka pranuar vetë tekniku duke ironizuar edhe me paraardhësit e tij.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, ai u shpreh se nuk do të largohet nga skuadra sepse nuk e lë ekipin në rrugë. Ndërkohë, këtu kujton edhe Klevis Dalipin që u largua pak ditë para se të niste kampionati apo edhe Klodian Duron që u largua në fillim të kampionatit.

“Për të ardhmen time pyesni presidentin ose zëdhënësin. A mendoni se ka një trajner tjetër që mund të më zëvendësojë mua? Dy trajnerët që ishin këtu e lanë skuadrën mes katër rrugëve ndërsa unë nuk tërhiqem. Nuk e lë skuadrën të vetme”, u shpreh trajneri grek. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan