Manaj rikthehet në fushën e blertë pas shumë problemeve, nuk eviton zhgënjimin e Albasetes në shtëpi

Rei Manaj duket se i ka lënë pas problemet e shumta që ka me klubin në kampionatin spanjoll. Pak javë më parë, ai u pezullua nga klubi duke qenë se kishte thyer disiplinën ndërkohë që pas ndeshjeve me ekipin Kombëtar, u dëmtua në stërvitje në palestër.

Megjithatë, problemet kanë përfunduar dhe sot është rikthyer në fushë. Albasete nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 kundër Ekstremadurës, aty ku fillimisht vendasit kaluan në avantazh 1-0. Susaeta shënoi golin e parë dhe pak minuta më vonë, Susaeta humbi një penallti.

Në pjesën e dytë, Ekstremadura shënoi golin e barazimit duke i hequr mundësinë Albasetes që të ngjitet më shumë në klasifikim. Ky ishte padyshim një hap i gabuar i skuadrës së Manajt që përballë kishte një nga skuadrat e vendeve të fundit në klasifikim. /Erjon Allaraj-VipSport.al/