Luftëtarit kërkon fitoren, Açka: Pas Vllaznisë lëmë zonën e rrezikut

Donaldo Açka është një nga pikat e forta të skuadrës së Luftëtarit, e madje duke u aktivizuar në disa role në dy sezonet e fundit. Açka është optimist dhe ka besim, se skuadra e tij do ta kalojë krizën e qëndrimit në zonën e rrezikut.

Në një prononcim që ka dhënë në “Rtshsport”, në prag të sfidës me Vllazninë, Donald Açka tregon optimizëm dhe ka besim se skuadra do të lërë zonën e rrezikut: “Luftëtari vërtetë ndodhet në një zonë të vështirë në tabelën e renditjes, por unë kam besim se do ta kalojë zonën e rrezikut. Skuadra do të ringrihet dhe do të shkojë aty ku duan të gjithë qytetarët e Gjirokastrës. Kam besim se ne nuk biem dhe shumë shpejt do të lëmë këtë pozitë aspak të përshtatshme për skuadrën tonë, – tha Açka fillimisht.

Vllaznia

Luftëtari pas pikës në Vlorë, synon që të marrë rezultat pozitive me Vllazninë, aq më tepër që luan në stadiumin e vet: “Ndaj Vllaznisë do të jemi më të përqendruar, do të jemi më të mobilizuar. Vërtetë luajtëm dy miqësore, por në të tilla ndeshje nuk duhen marrë parasysh rezultatet. Janë teste dhe vlejnë më shumë për gjendjen e lojtarëve dhe skuadrës.”

Situata

“Kemi punuar mirë këtë periudhë dhe do të punojmë shumë edhe këtë javë, në mënyrë që të jemi sa më solidë për ndeshjen e radhës. Na duhen 3 pikët me Vllazninë. Fitorja ndaj shkodranëve, sigurisht që na bën mirë dhe na jep optimizëm, prandaj në fundjavë duhet që të rikthehemi te 3 pikët”, – tha shtatlarti Donald Açka në mbyllje të prononcimit në prag të sfidës me shkodranët.

E.Saliu/Vipsport.al/