“Luftë” mes Ibrahimoviç dhe Materacit, thumbime për Championsin dhe pritjen 4-vjeçare për… ta dëmtuar (FOTO)

Zlatan Ibrahimoviç pritet të rikthehet në kampionatin italian dhe mediat e bëjnë fakt të kryer kalimin e tij te Milani. Sulmuesi suedez ka qenë jo pak protagonist në ditët e fundit në media dhe sot, ka dhënë një deklaratë që ka ngjallur polemika të shumta në Itali.

Ai i referohet një dëmtimi që i ka bërë Materacit në kohën kur aktivizohej te Milani. Suedezi zbulon se kishte pritur 4 vjet për ta dëmtuar dhe për ta dërguar në spital. Ndërkohë, nuk ka munguar as kundërpërgjigja e Materacit në Instagram.

“Në ndeshjen e parë derbi në sezonin 2010-2011 ishin të gjithë kundër meje. Në rregull, kjo më karikon. Por nëse nuk ke kontrollon nuk je mirë dhe nëse humbet kokën mund të bësh gjëra idiote në fushë. Erdha te penalltia dhe kush e bëri? Materaci! Dy penallti dhe 1-0. E dërgova në spital. U afrua Stankoviç dhe më tha pse e bëra. I thashë që kam pritur për këtë moment 4 vjet. Prandaj. 4 vjet më parë ai ndërhyri keq kundër Ibrës”, ishte rrëfimi i suedezit.

“Erdha, pashë, fitova. Gjithmonë dhe në çdo moment! Faleminderit Ibrahimoviç, pa ty ne nuk do të fitonim”, ishte ironia e Materacit duke iu referuar vitit të tripletës ku Ibrahimoviç atë sezon u largua nga Interi për te Barcelona dhe pikërisht atë sezon, zikaltërit fituan gjithçka. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan