Lici garanton financat: Vllaznia për pikë edhe në Korçë

Suad Lici, administratori i skuadrës së Vllaznisë flet për ndeshjen e fituar në Gjirokastër, situatën financiare në Shkodër, por edhe takimin e radhës me Skënderbeun në Korçë, ku skuadra do të kërkojë që të vijojë ecurinë pozitive.

Sipas Liçit, tashmë Vllaznia e ka kaluar ngërçin psikologjik dhe synon që të marrë të tjera fitore, pse jo edhe në ndeshjen e radhës. “Kishim katër ndeshje vetëm dy pikë dhe fitorja e fundit, sigurisht që ka ardhur në momentin e duhur për lojtarët dhe skuadrën. “

Skënderbeu

“Në Korçë do të jetë një ndeshje ku ne do të shkojmë me synime të qarta. Ne nuk duhet të harrojmë që jemi Vllaznia, ashtu sikundër dua të them që nuk luhet me emër por kush djersin në fushë merr më të mirën. Por, ama ne në këtë transfertë do të kërkojmë me patjetër pikë”.

Financat

“Klubi Vllaznia sa i përket pagave ka kryer likuidim deri në muajin tetor. Në raport me skuadrat e tjera, unë them se jemi korrekt dhe këtë rrugë ne do të vazhdojmë që ta ndjekim”, – tha Suad Lici, administratori i klubit shkodran.

E.Saliu/Vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan