sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Lerda: Nuk e luajnë trajnerët ndeshjen, do bëja përsëri të njëjtat zgjedhje

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, mendon se ekipi ka bërë gabime të mëdha sot në derbi. Në fjalët e tij për SuperSport, ai theksoi se po të kthehej pas në kohë, pavarësisht rezultatit, do të bënte të njëjtat zgjedhje si sot.
“Për efektin e kësaj kohe nuk është se kam përgjegjësinë e këtyre viteve, humbëm derbin, një ndeshje të rëndësishme. Do të analizojmë gabimet që kemi bërë, 6 vite, 10 vite, tani ato kanë pak rëndësi, se kemi humbur.

Asdani dhe Çinari në stol? Jemi një skuadër me shumë lojtarë dhe e menduam që të luanim në këtë mënyrë.
Do të bëja të gjitha zgjedhjet që bëra se kishim mungesa të rëndësishme në mesfushë. Nuk ishte siç deshëm, se nuk u treguam të bukur në lojë, por me vështirësitë që kishim krijuam situata. Fatkeqësisht kur gabon, bëmë gabime të rënda dhe pësuam gola.

Nuk luajmë ne trajnerët, luajnë lojtarët, ne përgatitim ndeshjen. Tirana ka merita, padyshim, bëmë gabimet dhe na ndëshkuan.

Ishet një ndeshje për barazim, ne kishim mundësi në fund të pjesës së parë. Kishim një mundësi të mirë në fund 3 kundër 2, ishim egoistë dhe ishte gabim i rëndë. Në fund kur dukej barazim, pësuam një kundërsulm me një goditje nga këndi që nuk duhej të ndodhte”, tha Lerda. /vipsport.al/