Legjenda franceze: Te Barcelona kishte racizëm në dhomat e zhveshjes, më ndaluan të mësoja gjuhën

Racizmi në ditët e sotme është bërë një problem i madh në futboll dhe klubet e ndryshme po e luftojnë. Ata që e përhapin më shumë janë tifozët dhe të shpeshta janë rastet kur ka racizëm kundër futbollistëve të ekipeve rivale dhe megjithëse janë marrë masa e dënime të shumta, sërish shifrat janë të konsiderueshme.

Si duket, racizmi ka ekzistuar edhe më herët në klube edhe me më shumë emër. Legjenda franceze, Emanuel Petit u shpreh se ishte përballur me racizëm në kohën kur kishte firmosur me Barcelonën. Ai shton se nuk ishte problem prejardhja e tij, por problem ishte Spanja sepse tashmë dihen problemet politike mes Spanjës dhe Katalonjës.

“Kam ndjerë racizëm në dhomat e zhveshjes te Barcelona. Mund të duket shokuese por është e vërtetë dje la ndodhur me disa futbollistë. Arrita në një kohë të keqe dhe kishte një luftë në dhomat e zhveshjes mes katalanasve dhe holandezëve. Kishim trajner Serra Ferrer i cili nuk kishte aq fuqi sa për të menaxhuar situatën.

Nacionalizmi është shumë pranë me racizmin. Kur shkova te Barcelona, më ndaluan që të mësoja gjuhën spanjolle por të mësoja atë katalanase. Iu thashë se jam në Spanjë por më thanë se isha në Katalonjë. U ushqeva me këto gjëra dhe kur e identifikon veten kaq shumë, je shumë pranë me racizmin”, u shpreh Petit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan